Projektligji për diskriminimin/ Balla te “Ligjet”: Në harmonizim me standardet e BE! Qëllimi të shmangim çdo trajtim të pabarabartë!

Po mbahet këtë të hënë mbledhja në Komisionin për Çështjet ligjore dhe administratën publike, ku po shqyrtohet projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se ky projektligj është i rëndësishëm dhe se është në harmonizim me standarde të BE.

“Ky është një projektligj për të cilin nuk duhet të ndahemi në taborë politike. Nuk ka as hapësira dhe as mbyllje hapësira. Në vitin 2020 kam qenë po propozues. Ndryshimet që propozojmë synojnë harmozimin e legjislacionit shqiptar me tre direktiva të BE. Ky projektligj vjen si përafrim me standardet e BE. Synimi është të shmangim çdo formë të trajtimit të pabarabartë”, tha Balla.

Në fjalën e tij Saimir Korreshi tha se “jemi për masa të forta, por jo të kalojnë në diskriminuese”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×