
Edvin Kulluri ishte sot i ftuar në studion e News24 me Renaldo Salianjin, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe zhvillimet politike.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Belinda Ballukun, Kulluri e quajti një noterizim të kërkesës së kreut të qeverisë Edi Rama, ndërsa ka vlerësuar mendimin e pakicës.
“Vendimi nuk ishte gjë tjetër veçse noterizim i kërkesës së Ramës dhe Këshillit të Ministrave. Vendimi i pakicës ka shumë rëndësi ishte në porpocion me situatën. Thuhet se dëmi nuk është i pa rikuperueshëm nëse largohet Balluku. Balluku besoj se është e pa zëvendësieshme sepse e para varet se çfarë mendimi ka Rama për qeverisjen dhe së dyti dhe më e rëndësishmja, Balluku është e pa zëvendësueshme sepse është vetë Rama objekt i hetimeve të SPAK, sepse zv kryministri nuk është aq autonom saç mendojmë, funksionon me delegim kompetencash. Ky është kthyer në një shtet WhatsAppi ku komunikohet me telefona dhe jo me shkresa zyrtare.”, tha ai.
and then