
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas daljes së tij nga SPAK, ku u paraqit në sajë të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, u ndal për mediat. Ai komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje për hetuesit e BKH-së të cilët kishin kryer kontrolle në Kryeministri. Ai tha se për rastin e ballukut, mori garanci, ndërkohë që Kushtetuesja foli në favor të saj.
“Me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na e tmerruan kryeministrin. Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxoro të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të GJK mbyllet cdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti GJK deri në tjegulla e bllokoi. Një akt si ky nuk ka ndodhur”, tha ai.
and then