Sot ‘foltorja’ e opozitës para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Policia me plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë.

NJOFTIMI

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht:

-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×