
Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment simbolik dhe të rëndë për familjen Balluku.
Sipas Toskës, data 16 dhjetor mbart një peshë të veçantë historike për këtë familje.
Ai kujtoi se më 16 dhjetor 1974, Beqir Balluku u dënua me vdekje për akuza si tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion, ndërsa 51 vite më vonë, më 16 dhjetor 2025, sipas tij, Belinda Balluku po “ekzekutohet politikisht”.
“Nuk mendoj se është rastësi. Në librin e tij ‘Kurban’, Rama ka folur për mënyrën se si e sheh politikën dhe unë mendoj se Balluku është kurbani i radhës për Ramën”, u shpreh Toska gjatë diskutimit në studio.
and then