
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.
Lala u shpreh se SPAK sot bëri lëvizjen e radhës duke kërkuar autorizimin e Kuvendit për heqjen e lirisë së Ballukut në dritën e fakteve të reja.
Sipas saj ndaj Ballukut janë shtuar edhe disa akuza të reja, që kanë shtuar peshën e veprave penale të zv/kryeministres.
Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
- “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
- “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
- “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
- “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
- “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
- “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
- “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”
Nga ky moment duhet që kërkesa të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe më pas të votohet në Kuvend për imunitetin e Ballukut.
and then