EMRAT/ Drejtonte makinën me shpejtësi të lartë, 19-vjeçari merr përpara këmbësorin në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, vdes 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin Kleo Malja, 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Neshat Zeneli 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur për vdekje nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedur

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×