Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga operacioni i SPAK, dy tenderat më problematikë. Agasi dhe Karçanaj…

Dhjetëra kontrolle në banesa dhe baza të ndryshme janë ushtruar në kuadër të operacionit të SPAK, mëngjesin e kësaj të marte.

Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit mësohet se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ka dyshime se përmes bizneseve të Merkaj janë pastruar miliona të marra nga AKSHI. Gjithashtu janë kqyrur kamera të sigurisë dhe telefonë, rezulton se Meçe është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet në lidhje me tenderat.

Dy janë tenderët më problematik që janë hetuar, janë tenderi për mirëmbajtjen e për thesarin e shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal ka në dorë transaksionet bredna e jashtë vendit për të gjithë personat dhe biznesmenë. dhe e dyta është për administrimine dosjeve hetimore.

Mësohet se Mirlinda Karcanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqiri.

Një jaht është blere në emër të një shtetase të një 24-vjeçare rumune që kishte lidhje me shtetasin Ermal Beqiri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×