
Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar hetimet e SPAK që lidhen me eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit, duke theksuar se disa drejtues policie do të përballen me akuza serioze për korrupsion dhe përfshirje në skema kriminale.
Sipas Toskës, kupola e policisë është përfshirë në një aferë kriminale dhe do të ketë arrestime të ish-drejtorëve të përgjithshëm, drejtorëve të policisë dhe drejtuesve të tjerë të rëndësishëm. Ai përmendi se hetimet lidhen me skandale si TIMS-i dhe grupin kriminal të AKSHI-t.
“Të gjitha këto ngjarje do të zhvillohen në muajt në vazhdim. Në pranverën e ardhshme do të ketë arrestime edhe për drejtorë policie që lejojnë kompanitë e basteve dhe bixhozin,” deklaroi gazetari.
Ai shtoi se disa emra, përfshirë Edmond Rizai, Muhamet Rrumbullaku dhe Neritan Nallbati, janë thirrur nga SPAK dhe një nga këta mund të arrestohet shumë shpejt për përfshirje në grupin kriminal të AKSHI-t dhe në ngjarje të rënda të tjera.
Toska gjithashtu theksoi se ka dhënë dëshmi në SPAK për mënyrën se si u dekonspirua informacioni brenda hetimeve, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës dhe ndjekjes së përgjegjësive brenda strukturave të sigurisë.
and then