“Më shau”, zbardhet dëshmia e ‘Gucci’-t. Personazhi i njohur i TikTok me precedent penal, përplasja në rrjetet sociale me “Kozakun” dhe “Fire”

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’. Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Xhensila Kodra raportoi se gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale. Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet.

Sakaq, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Hukën, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale. Kujtojmë se Xhemal Huka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale. Huka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç. Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×