Propozimi në Këshillin Kombëtar/ Bislim Ahmetaj: Kush ka marrë tendera e kulla nga qeveria dhe sponsorizohet nga Soros të mos kenë pozicione drejtuese në PD

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar ku një ndër propozimet që janë depozituar për tu diskutuar është propozimi për një ndryshim në rregulloren e funksionimit të PD,  nismë e anëtarit të Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha dhe 17 anëtarëve të tjerë.

Sipas këtij propozimi, kërkohet të votohen dhe të mos marrin më poste, të shkarkohen ata që kanë marrë leje për kulla, tendera të dyshimtë që janë pjesë e opozitës.

“Unë e kam firmosur. Bie pak ndesh me të drejtat e njeriut se ne jemi shtet unitar por… Njerëzit që kanë marrë fonde dhe janë sponsorizuar nga Soros të mos kenë pozicione drejtuese në PD. Në rrethanat që ndodhet PD, që sulmohet nga zotëria”, u shpreh në “Studio 24”, Bislim Ahmetaj.

Ndërkohë të ftuarit kanë reaguar duke thënë se vajza e Berishës është një nga përfitueset e bursës së Soros.

Bislim Ahmetaj: Një anëtar i Këshillit Kombëtar ka propozuar një ndryshim në rregulloren e funksionimit të PD, ku kërkohet të votohen dhe të mos marrin më poste, të shkarkohen ata që kanë marrë leje për kulla, tendera të dyshimtë që janë pjesë e opozitës. Ka një propozim për ndryshim në rregullore. Unë e kam firmosur. Bie pak ndesh me të drejtat e njeriut se ne jemi shtet unitar por… Njerëzit që kanë marrë fonde dhe janë sponsorizuar nga Soros të mos kenë pozicione drejtuese në PD. Në rrethanat që ndodhet PD, që sulmohet nga zotëria.

Almer Toska: Do largosh Argita Berishën? Ajo ka studiuar me bursë nga Soros. Zonja e nderuar, vajza e Sali Berishës kandidon nesër për kryetare partie, nuk do ta votosh ti nëse aspiron ajo?

Besmir Semanaj: Kështu si e kanë menduar duhet të largohet edhe Berisha. Realisht është turp…

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×