“Punonjës të AKSHI-t u përfshinë në rrëmbimin e Daniel Shimës”, Toska: SPAK po heton rastin në thellësi, u intimiduan dëshmitarët

Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, komentoi hetimet e SPAK për grupin kriminal në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke zbuluar se hetimi prek edhe çështje shumë serioze që lidhen me rrëmbimin e ish-zv.drejtorit të këtij institucioni, Daniel Shimës.

Sipas Toskës, disa punonjës të keqpërdorur të AKSHI-t janë përfshirë në këtë akt, ndërsa dëshmitarët janë intimiduar për të mos dhënë deklarata.

“Do të ketë një hetim të thelluar për gjithë punonjësit që janë përfshirë në këtë rast”, tha gazetari, duke theksuar rëndësinë e zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive për të gjithë aktorët e përfshirë.

Hetimi i SPAK ndaj AKSHI-t tashmë konsiderohet si një nga rastet më serioze që lidhen me keqpërdorime brenda një institucioni të sigurisë kombëtare, ndërsa pritet që procedurat të vazhdojnë me hetime të detajuara për të identifikuar të gjithë përgjegjësit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×