“Tym i bardhë”, Tare i gjen Allegrit “bomberin” e shumëkërkuar, rinovon edhe Saelemaekers

“Tym i bardhë” në Milano, me “djallin” që gjen akord total me Niclas Fullkrug. Në janar, Allegri do të ketë në dispozicion “bomberin” që kërkonte, ose më saktë duhet të mjaftohet me Fullkrug pasi Tare ishte i detyruar të nxitonte në një kohë kur Santi Gimenez do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në kavilje. Sulmuesi meksikan prej afro 1 muaji i gjysmë ndodhet jashtë si pasojë e dëmtimi të pësuar, por situata nuk është përmirësuar duke e detyruar tashmë t’i nënshtrohet operacionit.

Fullkrug nuk është i vetmi emër në tavolinën e Tares, por është pista më e nxehtë dhe sigurisht me më pak kosto. Allegri dhe Tare nuk kanë kohë për të humbur, për të pritur që tregu t’i ofrojë ndonjë opsion më të mirë, pasi në janar Milan ka në kalendar 6 ndeshje për të luajtur. Fullkrug do të zbarkojë në Milano në formë huazimi, por mbetet për t’u përcaktuar formula, do të jetë një huazim i thatë deri në fund të sezonit, apo me të drejtë blerje. “Djalli” pritet të paguajë në arkën e West Ham afroi 1,5 milionë euro për huazimin.

Në pritje të një sulmuesi të ri, Milan bëri zyrtare rinovimin e kontratës me Alexis Saelemaekers. Me anë të një deklarate për mediat, “djalli” njoftoi arritjen e akordin me sulmuesin belg deri në 2031. Kjo kontratë e re vërteton se drejtuesit e Milan besojnë shumë te Saelemaekers, e shohin si pjesë të projektit për të tashmen dhe të ardhmen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×