VanHorn takim me ministren Kumbaro, ambasada e SHBA: Forcim i bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe siguri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.

Ambasada thekson se bashkëpunimi përfshin partneritete afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, si edhe zhvillimin e kurrikulave të reja në fusha si siguria kibernetike dhe kriminologjia.

“Programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×