“Balluku ka 13 çështje prokurimi në hetim”, Prençi: Zv/kryeministres i erdhi radha e arrestimit

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Oponencë”, ku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me dosjet e nxehta të AKSHI-t dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Prençi u shpreh se SPAK po monitoron me kujdes çdo lëvizje, duke përfshirë edhe rrethin familjar të personave që janë nën hetim. Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut mund të thellohen edhe më tej, përtej 13 çështjeve që aktualisht ndodhen në shqyrtim nga SPAK, prej të cilave shtatë lidhen me lote rrugësh.

Ai shtoi gjithashtu se në kuadër të hetimeve për AKSHI-n, SPAK ka konstatuar implikime që, sipas tij, përfshijnë edhe familjen Rama, duke përmendur konkretisht bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.

“AKSHI është agjenci në varësi të qeverisë shqiptare. Drejtpërdrejtë. Askush, asnjë dikaster tjetër nuk ka dorë në AKSH, vetëm kryeministri. Qeveria përgjigjet për informacionin. Jo pa qëllim është renditur si pushteti i pestë, por për mua është pushteti 1. Pa informacion nuk ka qeverisje.

Kemi patur një të arrestuar VIP në Shqipëri, për arsye madhore janë shpëtuar bashkëshortja dhe djali. Ka qenë premtim. SPAK ka ndjekur një taktikë, edhe me trajtimin me ndërkombëtarët, prokurorët e SPAK dhe BKH kanë marrë disa tematika të sjelljes, ndryshe kriminelin që vret, ndryshe me kriminelin me kollare. SPAK regjistron çështjen jo subjektin. Kur implikohet filani për 1000 arsye, ndahet një fashikull më vete, për shkak të lidhjeve që të çojnë shumë lart. Bashkëshortja e kryeministrit është në çështjen e AKSHI, disa herë, por do ti vijë radha. Pse nuk arrestohet Bela bërtitsnim ne? Dhe ne ju thoshim mos u mërzisni. Erdhi radha. Një koleg më tha pse nuk goditet filani.

Mos u mërzit, i thashë se e ka radhën nesër. Edhe këto për të cilët ke merak, deri më tani Bela ka 13 çështje prokurimi deri më tani. 7 janë për lotet. 13 deri më tani që është në hetim. Problemi sa do dalin më pas. Familja Rama, deri më këto momente është në dy çështje të rëndësishme të AKSHI, është çështje baxhanakësh. Mos u mërzisni për lidhjet nepotike. Në momentin që ke baxhanakun në krahun e djathtë, motrën e baxhanakut në të majtë nuk je prapë i sigurt”, u shpreh Prençi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×