Deputeti më i votuar i listës së hapur në Elbasan, Qani Xhafa i përgjigjet Berishës: Askush nuk u detyrua të merrte pjesë në takimin e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, i zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”.

Xhafa ka hedhur poshtë pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili deklaroi se takimi i Salianjit ishte sponsorizuar nga krimi dhe se pjesëmarrësit ishin detyruar të merrnin pjesë nga eksponentë të botës kriminale, përfshirë Suel Çelën.

Ai i cilëson këto akuza si të pavërteta, duke mohuar kategorikisht se ai apo anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Elbasan kanë qenë nën kërcënime për të marrë pjesë në takim

Përkundrazi, Xhafa theksoi se shumë demokratë janë shprehur të pakënaqur që nuk janë njoftuar për zhvillimin e aktivitetit, duke shtuar se i kanë kërkuar llogari pse nuk ishin ftuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×