Erion Veliaj feston ditëlindjen në burg: Vit absurd, por miqtë e ditëve të vështira nuk do i harroj kurrë!

Kreu Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditëlindja e ka gjetur në burg, një ditëlindje kjo siç thotë ai, “e pazakontë”.

Veliaj shpreh falënderime për mbështetësit e tij dhe thotë se pavarësisht situatës ku gjendet, miqëtë e ditëve të vështira nuk “do t’i harrojë kurrë”.

Reagimi i Erion Veliajt

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga zemra

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×