
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, u shpreh se para pranverës do të ketë zgjedhje të parakohshme, nëse opozita del në shesh dhe vijon me protestat.
“Me skenarin që ekziston, do të ketë qeveri me bazë të gjerë dhe Rama do t’i dalë përballë drejtësisë”, tha Kalaja.
Më tej ai shtoi se nëse Rama nuk e dorëzon Ballukun, ai do t’i shpallë luftë drejtësisë.
“Nuk i shpallet luftë drejtësisë, ndaj PD duhet të përgatitet për zgjedhje të përkohshme”, tha Kalaja.
Aulon Kalaja: Në rast se ne ecim me këtë skenar, me opozitën në shesh me protestë, me seriozitetin e opozitës, ne kemi zgjedhje të parakohshme para pranverës. Qeveri me bazë të gjerë sepse Rama humbi seriozitetin, ai dashnori i drejtësisë e ka bërë drejtësinë tabelë qitje.
Prevalon ligji, në rast se ne ecim kështu, ne kemi qeveri teknike shumë shpejt
and then