“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

Idriz Batha nuk është më pjesë e Flamurtarit. Klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, për shkak të një ngjarje të paprecedentë të ndodhur në stërvitje.

“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha”, njofton klubi.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×