
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me disa komunikime të zbardhura të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ndërsa së fundmi prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e saj.
Sipas Këlliçit, në këto komunikime përmendet drejtpërdrejt emri i kryeministrit Edi Rama si figura kyçe në vendimmarrjen për tenderat publikë.
Këlliçi e cilëson këtë si “provën përfundimtare”, duke deklaruar se nga përgjimet rezulton se Balluku flet hapur për kryeministrin si përcaktuesin e vërtetë të aferave tenderuese. Sipas tij, edhe vetë Balluku shfaq pakënaqësi që zhvillimi i aferave korruptive ka ndodhur pa dijeninë e saj, gjë që, sipas deputetit të PD-së, tregon një mënyrë funksionimi që i ngjan një strukture mafioze.
“Ky fakt tregon se përveç Belinda Ballukut, ekziston një aktor tjetër edhe më i fuqishëm në vendimmarrjen për grabitjen e fondeve publike. Ai është Edi Rama,” shkruan Këlliçi në reagimin e tij.
Deputeti demokrat thekson se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të ndikuar në prishjen e provave duhet të jetë vetëm hapi i parë. Sipas tij, kjo çështje duhet të pasohet domosdoshmërisht nga dorëheqja e kryeministrit dhe një hetim i thelluar dhe i plotë ndaj tij.
Këlliçi shprehet se Edi Rama, sipas tij, meriton të ketë të njëjtin fat ligjor si Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, jo vetëm si bashkëpunëtor, por si drejtues i asaj që ai e quan “organizata” që ka ndërtuar këtë skemë korrupsioni.
“Prova përfundimtare!
Në përgjimet e të pandehurës Belinda Balluku, përmendet haptas emri i kryeministrit si përcaktuesi i vërtetë i tenderave.
Madje edhe ajo vetë, me gjuhë rruge dhe me pakënaqësi që ngjasojnë me ato të kodit të mafias, shprehet e pakënaqur që nuk dinte zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj.
Kjo tregon se përveç Belinda Ballukut, ka edhe një aktor tjetër akoma më të fuqishëm në vendimmarrjen për hajdutërinë ndaj Shqiptarëve. Ai është Edi Rama.
Cfarë duhet të presim më shumë?!
Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të prishur provat duhet të jetë vetëm hapi i parë.
Pashmangshmërisht, kjo duhet të pasohet nga dorëheqja dhe hetimi i thelluar, i plotë i kryeministrit të vendit.
Edi Rama Meriton fatin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, jo vetëm si bashkëpunëtor i tyre, por si kryetar i organizatës dhe shef i tyre.
Ju takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre, për ta dërguar më në fund këtë hajdut të rëndomtë aty ku meriton të shkojë.
Në koshin e plehrave të historisë.
Të hënën, me datë 22 Dhjetor, të gjithë përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës”, u shpreh Këlliçi.
and then