Shisnin armë zjarri, goditet grupi kriminal/ Ndalohen dy persona në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

Pas tre muajsh hetime, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Nga policia janë ndaluar Bledar Jalla dhe Xhemal Shehi. Ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë.

Ndërsa theksohet se vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×