
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me banorët dhe bizneset e vogla të zonës së Don Boskos, në Njësinë nr.9, Tiranë, u shpreh se në një kohë kur rrogat janë në stanjacion dhe ndihma sociale qesharake, qeveria zhytet në luks dhe i lejon vetes të abuzojë me 190 milionë euro vetëm në tunelin e Llogarasë.
Këlliçi tha se raportet dhe mediat euro-amerikane thonë hapur atë që nën zë e pohojnë të gjithë: krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Postimi i plotë
Me banorët dhe bizneset e vogla të zonës së Don Boskos, në Njësinë nr.9, Tiranë.
Arsyet se përse qytetarët duhet të dalin në protestën e së hënës janë të pafundme:
Për arsye ekonomike.
Ekonomia jote dhe e familjes tënde sa vjen e rëndohet me inflacionin pa kontroll, rrogat në stanjacion dhe ndihmën sociale qesharake. Në të njëjtën kohë kur qeveria zhytet në luks, i lejon vetes të abuzojë me 190 milionë euro vetëm në tunelin e Llogarasë.
Për sigurinë tënde dhe të familjes tënde.
Raportet dhe mediat euro-amerikane thonë hapur atë që nën zë e pohojnë të gjithë: krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Për arsye të dinjitetit.
Asnjë shoqëri funksionale nuk mund të ngrihet mbi hajdutërinë e normalizuar. Në një kohë kur qytetari i thjeshtë përndiqet dhe kriminalizohet për çështjet më banale, klika afër kryeministrit mbrohet me forcë nga prangat e drejtësisë dhe ligjit.
Për lirinë.
Terrori ndaj administratës, kapja e mediave, e shoqërisë civile synojnë mbylljen e gojës, shpëlarjen e trurit dhe ndrydhjen e ndërgjegjes së lirë. A është neodiktatura trashëgimia që duam t’i lëmë brezave?
Për demokracinë.
Të gjitha më lart përmblidhen tek institucionet demokratike.
Llogaridhënia, ndarja e pushteteve, parlamentarizmi.
Vota e lirë.
Kjo është pika kritike e historisë shqiptare ku demokracia duhet ruajtur nga tirani i fundit i Ballkanit.
Të hënën, datë 22, ora 18:00, shihemi të gjithë në shesh
and then