Balluku e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë/ Nis seanca, zv.kryeministrja nuk paraqitet. Gazetarja: Vendimi i sotëm mund të vendosë një precedent të ri

Në Apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.

Për Balluku Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie. Për Kreu i ARRSH Gentian Gjylin dhe Erald Elezi është caktuar masa “arrest në shtëpi”

Gazetarja Klodiana Lala tha se seanca ka nisur. Balluku nuk është  e pranishme dhe po përfaqësohet nga dy avokatë të saj,

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë paraqitur personalisht dhe shoqërohen nga avokatët.

“Vendimi i sotëm me shumë gjasë do të vendosë një precedent të ri. Vendimi për pjesë e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve është ngrirë përkohësisht nga GJK, dhe fill pas kësaj SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për leje për të arrestuar Ballukun. Nesër do të diskutohet me dyer të mbyllura kërkesa e SPAK në Komisioni e  Sigurisë. Seanca e sotme pritet më interes edhe për politikën në tërësi”, tha gazetarja Klodiana Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×