“Balluku nesër e pandehur përballë nesh, shumë shpejt edhe Balla”/ Bardhi: Nga sot kemi një Avokat të Popullit, karagjoz!

Gazment Bardhi nëpërmjet një komunikim për mediat u shpreh se nuk komenton deklaratat e “ushtarit të Suel Çelës”, duke iu drejtuar deklarata të kreut të grupit të PS Taulant Balla.

Më tej Bardhi shtoi se shumë shpejt edhe Balla do të jetë në njëjtën situatë si Balluku.

“Deklaratat e ushtarit të Suel Çelës nuk i komentoj. Nesër do jetë përballe nesh, si e pandehur. shumë shpejt edhe Balla do të jetë në të njëjtë karrige Zoti Balla ngre kartonë jeshilë për çunat e Dubait. Veprimi i sotëm nuk ka lidhje me protestat që organizon opozita, por vetëm me nevojën që kanë shqiptarët për të rrëzuar regjimin. Grupi këshilltar po përgatit kërkesën dhe do depozitohet menjëherë në Gjykatë Kushtetuese. Nga sot nuk kemi Avokat populli po një karagjoz që puth me duar e këmbë dhe provokon deputetë. Por Edi Rama është kryekaragjozi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×