“BE nisi heqjen e masave ndëshkuese”/ Eurodeputeti holandez: Hapi i radhës duhet të jetë aplikimi i anëtarësimit të Kosovës

“Pas heqjes së masave të bashkimit Europian, tani është radha që të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat”, kështu është shprehu eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

Masat ndaj Kosovës ai i ka cilësuar se katastrofale nga ana e BE.

“Më në fund. Urime Kosovë. Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të vazhdojmë përsëri rrugën evropiane të Kosovës. E radhës: të procedohet aplikimi i anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur në sirtar prej vitesh”, ka shkruar ai në platformën X.

Ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njoftoi se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Të mërkurën në mbrëmje, në një deklaratë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani tha se mori konfirmim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×