Dramë në Ekuador, bandat nuk kursejnë as futbollistët, ekzekutohet Mario Pineida

Në Ekuador, me vendin e përfunduar në anarki, bandat nuk kursejnë askënd, madje as futbollistët. Së fundmi, mediat në vend raportojnë se Mario Pineida, futbollisti i Barcelona SC ra pre e një atentati. Futbollisti ekuadorian u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën. Klubi i tij, Barcelona SC, njoftoi vdekjen në një postim në platformën e mediave sociale X.

Klubi shkruan se “me keqardhje të thellë njoftojmë  zyrtarisht për vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil.

Pineida, 33 vjeç, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022. Ai luajti gjithashtu për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.

Ministria e Brendshme konfirmoi vdekjen e tij dhe caktoi një njësi speciale policore për të hetuar rastin. Pineida u sulmua nga dy persona me motoçikleta të cilët hapën zjarr mbi të, nënën e tij dhe një grua tjetër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×