
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha se deputeti socialist Taulant Balla shumë shpejt do të ketë probleme me drejtësinë, me SkyEcc dhe SPAK.
“Sa herë Taulant Ballës, që i uroj suksese se orët e fundit mendoj se mund të ketë shumë lajme të këqija me SkEcc dhe SPAK, nuk i pëlqen një fjalë që thotë një deputet i PD, i fut një pushim 5 minuta pushim dhe futet në votim ose i kalon të gjitha në votim dhe mbyllet seanca”, tha Këlliçi.
Ai tha se deputetët e PD nuk janë dele të mazhorancës por janë në parlament për të bërë opozitë, jo thjesht të ngrenë kartonat.
and then