
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te relacioni i SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve.
Sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si të paligjshme nga Balluku gjatë viteve.
“Sipas të dhënave që kam, në relacionin për Ballukun flitet për 300 apartamente dhe dy mjete lundruese të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aferat e saj ndër vite. Në dosje shkruhet se këto 300 apartamente dhe dy mjete lundruese janë përfituar në mënyrë korruptive përmes tenderave dhe procedurave të prokurimeve publike,” deklaroi deputeti i PD.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe analisti Fatos Lubonja, i cili ngriti pikëpyetje mbi natyrën e akuzave dhe veprimet e deritanishme të SPAK.
“Nëse SPAK i ka këto të dhëna në dosje, këtu nuk kemi vetëm shkelje të barazisë në tendera, por kemi të bëjmë me korrupsion të pastër. Pyetja është pse nuk është ngritur një akuzë për korrupsion dhe pse çështja nuk ka shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese,” u shpreh Lubonja.
and then