Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.

Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.

Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.

“Roli i INSTAT-it është strategjik në mbështetje të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së statistikave zyrtare në rrugën e re që Shqipëria synon të ndjekë drejt integrimit europian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×