Taktika e PS për të “vrarë” Këshillin e Mandateve, Stafa: Mbledhja për Ballukun 1 orë pas Komisionit të Etikës, mund të përjashtohen deputetët

Gazetari Osman Stafa i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur për një skenar të mundshëm të Partisë Socialiste për të shtyrë apo sabotuar mbledhjen e nesërme të Këshillit të Mandateve që do të diskutojë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

PS kërkoi pas tensioneve të sotme në Kuvend përjashtimin e 29 deputetëve demokratë, mes të cilëve edhe anëtarë të Këshillit të Mandateve.

Ai zbuloi se mbledhja e Komisionit të Etikës do të mbahet në orën 9:00, ndërsa ajo e Këshillit të Mandateve vetëm një orë më pas.

Sipas tij mund të ketë një skenar për përjashtimin e deputetëve të opozitës, në mënyrë që të mos marrin pjesë në mbledhjen e mëvonshme, por theksoi se gjithçka do të zbulohet ditën e nesërme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×