Tensionet në Kuvend! “PD nuk bëhet fasadë e regjimit”, Këlliçi: S’mund të ketë normalitet, partia shtet po mbron hajdutët

Deputeti i PD, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook është shprehur se nuk mund të ketë normalitet të rremë në Kuvend, për sa kohë parlamentarizmi ka vdekur, qeveria është kriminalizuar deri në qelizën e fundit, opozita dhunohet nga Garda dhe partia shtet mbron hajdutët dhe banditët e rradhës.

Ai shtoi se PD nuk do të bëhet kurrë fasada e një regjimi hajdut dhe shpopullues.

Këlliçi nënvizoi se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër politike e morale për krizën institucionale në vend.

Reagimi i Këlliçit:

Nuk mund të ketë normalitet të rremë të Kuvendit për sa kohë parlamentarizmi ka vdekur, qeveria është kriminalizuar deri në qelizën e fundit, opozita dhunohet nga Garda dhe partia shtet mbron hajdutët dhe banditët e rradhës.
Parta Demokratike nuk do të bëhet kurrë fasada e një regjimi hajdut, shpopullues për shqiptarët dhe dhunues të qytetarit të thjeshtë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër politike dhe as morale për krizën institucionale ku e ka futur vendin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×