
Bologna do të sfidojë Interin, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinales së Superkupës së Italisë. Tekniku i skuadrës nga Bologna, Vicenzo Italiano tha se ekipi e meriton të jetë në këtë fazë dhe se do bëjë gjithçka për të avancuar tutje.
“Bologna është atje sepse e meritonim këtë vend pasi fitoi Kupën e Italisë sezonin e kaluar dhe pavarësisht gabimit të fundit në ligë (“por humbja kundër Juves nuk na zvogëlon”), ekipi është i shëndetshëm dhe po u afrohet të gjitha garave “me entuziazëm dhe besim. Jemi në rrugën e duhur.
Jemi ndër ekipet më të mira në pjesën e dytë dhe kushdo që vjen do të duhet të japë gjithçka”- tha ai.
and then