
Serbia largoi nga pankina trajnerin Dragan Stojkovic, pas humbjes me Shqipërinë. Trajneri Stojkovic nuk do qëndrojë gjatë pa punë, pasi të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
“Piksi”, përflitet se mund të bëhet trajner i Rubin Kazan në Rusi. Rubin Kazan ndau rrugët me Rashid Rakhimov pas pothuajse tre vitesh bashkëpunimi dhe tashmë Stojkovic shihet si pasuesi ideal.
Kujtojmë që tek Rubin Kazan aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares tonë, Mirlind Daku.
and then