VIDEO/ Paraqiten në Apelin e Posaçëm Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi, 2 vartësit e Ballukut i shoqëron policia

Kreu i ARRSH, Gentjan Gjyli dhe administratori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur në Apelin e GJKKO, ku kanë ankimuar masën arrest shtëpie për abuzime me tenderat. Bashkë me ta, në Apel do të zhvillohet edhe seanca për masat ndaj Belinda Ballukut. GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi ndaj Ballukut masën e pezullimit nga detyra dhe bllokimin e pasaportës. Zv/kryeministrja akuzohet për aferat miliona euro të tenderave të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

 

Ndërkohë SPAK ka bërë një kërkesë të re për Ballukun, ku i kërkon Kuvendit t’i heqë asaj imunitetin me qëllim arrestimin.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 7 akuza të reja ndaj Ballukut për abuzime me tenderat e Unazës së Madhe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×