Zbardhet dëshmia e Ilir Metës për “21 Janarin”, ish-Presidenti para SPAK: Shërbimet e huaja më thanë se…

 Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dëshmuar sot para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij.

Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Avokati tha se sipas Metës, këto informacione shërbimet e huaja ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×