Balliu nga Astiri: Narko-qeveria e Ramës ka rënë, më 22 dhjetor revoltë qytetare kundër korrupsionit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi masiv të zhvilluar sot në Astir, duke akuzuar qeverinë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Balliu deklaron se ndërsa zyrtarë të qeverisë shpenzojnë miliona euro dhe përfitojnë pasuri të shumta, shqiptarët përballen me varfëri dhe bizneset mbahen “peng nga shteti”. Ai e cilëson qeverinë si një “narko-qeveri” dhe shprehet se ndryshimi është i pashmangshëm.

Në postimin e tij, Balliu bën thirrje për përballje me atë që e quan “narko-shtet”, duke theksuar se çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë në mbrojtje të demokracisë. Ai fton qytetarët të bashkohen në një revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor, në orën 18:00.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×