Bllokim i përkohshëm për mjetet e rënda në aksin e Egnatias, njoftim për pikën kufitare të Kapshticës

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Gjirokastër, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Egnatias, në zonën e qytetit të Kosturit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 13:00 deri në orën 16:30 (me orën greke), qarkullimi i kamionëve do të bllokohet për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Gjatë kësaj kohe, mjetet e lehta dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje qytetarëve, drejtuesve të mjeteve të rënda dhe subjekteve të transportit të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë orarin e përcaktuar, duke planifikuar lëvizjet e tyre në përputhje me kufizimet e njoftuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×