Përballë tre prokurorëve që kërkojnë arrestimin, a do të marrë pjesë Balluku në mbledhjen e Këshillit të Mandateve? Skenarët

Pritet që në orën 10:30 të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe imunitetit, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ajo që nuk dihet ende është fakti nëse Balluku do të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa aktualisht është në Kryeministri, ku raportohet se ka mbledhje qeverie.

Por nëse vendos të marrë pjesë, Balluku e ka të lehtë të jetë e pranishme në mbledhje, pasi Kryesia e Kuvendit ndodhet shumë pak metra larg Kryeministrisë. Sakaq, Balluku mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×