“Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!”, Berisha reagon për Këshillin e Mandateve: PD dënon me forcë fshehjen e provave! Asgjë s’ju shpëton ju nga ndëshkimi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atë që ndodhi sot në Këshillin e  Mandateve.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se PD dënon me forcë tentativën për të fshehur provat dhe bllokuar drejtësinë.

Ai ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe Ballukun, ku u thotë se asgjë nuk mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi ligjor.

Postimi i plotë:

Kryehajduti Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj.

 

 

 

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×