
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, në një lidhje live në News24 me Megi Latifin, ka diskutuar në lidhje me situatën politike në vend, duke u ndalur në çështjen më të nxehtë që është kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut dhe mbledhjen e mbajtur sot në Këshillin e Mandateve.
Sipas tij e gjithë kjo procedurë dhe kakofoni mund të ishte mbyllur me dorëheqjen e zëvendës kryeministres.
“Kjo punë mund të ishte mbyllur me një dorëheqje dhe nuk do të kishim fare një situatë të tillë dhe debate. Shoh që të dy palët nuk e kanë shumë qejf drejtësinë të jetë siç duhet të jetë.
Zgjatja e procesit shpesh ka sjellë edhe kompromise mes palëve.
Kërkesa e opozitës për t’u njohur me materialet, nuk është punë për Parlamentin, Parlamenti nuk është prokurori, të shqyrtosh 10 mijë faqe”, tha ai.
Në lidhje me situatën ku ndodhet sot opozita dhe protestën kombëtare të njoftuar më 22 dhjetor, Shehi tha se nuk sheh shpresë për zgjidhje të situatës, ndërsa tha se PD nuk është shumë e shqetësuar për gjëra që ndodhin aktualisht, sepse ka bashkëpunuar me mazhorancën për të çuar opozitën në këtë situatë.
“Opozita është në të drejtën e vet që të bëjë protestë. Duhet të sqarojmë se kush është opozita, është ajo që rrinë para Kryeministrisë,. Është ajo që protestoi sot, ne nga ana tjetër keni diskutuar për disa tema politike që po afrojnë, për të cilat PD nuk ka ndonjë interes sepse bashkë me Ramën i kanë bërë këto ligje reaksionare që kanë zvogëluar opozitën.
Protesta me datë 22 do të mbahet por nuk shoh ndonjë zgjidhje.
Nuk ka një strategji dhe projekt politik që të bashkojë opozitë. Të përfshijë ndryshimin e ligjit zgjedhor, një qasje e re ndaj çështjeve zgjedhore etj”, tha ai.
Shehi ka shtuar se do të jetë pjesë e protestës më 22 dhjetor, por se do të marrë pjesë si qytetar.
and then