Tre prokurorë në sallë/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis mblidhja e Këshillit të Mandateve për zëvendëskryeministren

Nis mbledhja e Këshillit te Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Po ashtu raportohet se në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Nuk dihet nëse Balluku do të jetë e pranishme në sallë apo jo, ndërsa mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.
Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×