“Agasi 3 mln euro verëra, e padëgjuar!”, Balliu: Një i ri s’ble dot një shtëpi në Tiranë, Lubi Balluku ka 300 apartamente! Shqiptarët do të përgjigjen të hënën!

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë. Duke u ndalur te protesta e të hënës, Balliu tha në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 përballë gazetares Nisida Tufa se strukturat e PD janë gati për betejën, që i thërret koha.

Ai tha se të rinjtë sot nuk bëjnë dot një banesë, ndërsa shtoi se Lubi Balluku disponon 300 apartamente.

“Strukturat e PD janë gati për beteja që i thërret koha. Sot të rinjtë nuk blejnë dot një banesë, ndërsa Lubi Balluku delme 300 apartamente. PD nuk ka thirrur ende një protestë kombëtare. Qytetarët kanë kuptuar fare mirë se çfarë kanë përballë. Merret peng një biznesmen nga policia. Çohet te ‘shefi’, Ergys Agasi që ti bëjnë presion. Agasit i gjenden 3 mln euro në shtëpi shishe vere. Ka emisione të pafundme të biznesmenëve dhe nuk kishim dëgjuar për 3 mln euro shishe vere.
Qytetarët janë gati, të rinjtë dhe të rejat janë gati. Do të jenë dhe më shumë, nga sa ishin në Astir. Do të jenë më shumë në Bulevard. Astiri është lënë si Geto, jetim prej vitesh. 12 vite që gënjehet për një shkollë. Çojnë ca makineri aty sa vjen fushata dhe më pas ato largohen. Shqiptarët do të përgjigjen ditën e hënë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×