“Bota pa se akuza tona ishin të vërteta”, Berisha sulmon Mogherinin: Afera e saj në Bruksel 1/5 e atyre me Ramën

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër Frederica Mogherinin, pas skandalit në të cilin ajo u përfshi në Bruksel me disa tendera. Ai tha se aferat e saj në Tiranë bashkë me Ramën janë më të mëdha.

“Dua t’ju them se PD i parapriu kësaj jehone. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë. S’ka qenë e lehtë. Të bindësh 3 organizata më të mëdha dhe të vetme të gjithë partive të qendrës së djathta, se në Shqipëri shteti është narko-shtet, se pluralizimi shtypet dhe drejtësia nuk ndëshkon, të gjitha këto kanë qenë jo të lehta për shkak të lobimit të Ramës. E patë se kush ishte lobistja në Bruksel e Ramës, njeriu që kishte bërë ligjin, Mogherini. Afera e Brukselit është sa 1/5 e aferës së saj me Edi Ramën. Por të gjitha këto u tejkaluan.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×