Broja nuk fshihet: I lumtur për golin e parë, faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet

Armando Broja shënoi golin e parë me Burnley dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Bournemouth i ka dërguar një mesazh tifozëve.

“Jam i lumtur që shënova golin tim të parë. Kjo pikë do të thotë shumë për ne, le të vazhdojmë të bëjmë mirë. Faleminderit për mbështetjen edhe tifozëve, keni qënë të mrekullueshëm”-tha Broja në videomesazh.

Më pas për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi i kombëtares u ndal te rëndësia e barazimit 1-1, pas shtatë humbjeve radhazi.

“Nuk është e lehtë kur je në një pozicion jo të mirë në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë, mund të jetë shumë e vështirë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e pamëshirshme.

“Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta për ne, por kjo mori fund sot. Le të bëjmë mirë në vijim.

“Bournemouth është një skuadër vërtet e mirë dhe ne e dinim sa të rrezikshëm mund të ishin.

“Ishte një betejë gjatë gjithë ndeshjes me të vërtetë, por shikoni, jemi mjaft me fat që nxorëm barazimin dhe ndoshta mund të kishim shënuar edhe një gol në fund, por ne e marrim pikën dhe vazhdojmë përpara.”- theksoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×