“Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, cenon hetimin”, Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve, në një konferencë për shtyp kanë dënuar sjelljen e opozitës në Këshillin e Mandateve që u mblodh të premten, për pengim të drejtësisë dhe mbrojtjen e korrupsionit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se opozita kërkon mbledhjen një orë e më parë të mbledhjes pasi çdo ditë në liri e zv/kryeministres, cenon hetimin dhe rrezikon prishjen e provave.

Gazment Bardhi: Së bashku me kolegët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, duam të dënojmë me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit me urdhër politik të Edi Ramës bëri gjatë shqyrtimit të kërkesës për ti dhënë SPAK autorizimin për të kërkuar në gjykatë arrestimin e Belinda Ballukut.

Si në asnjë rast tjetër, Peleshi ka shtyrë mbledhjen pa caktuar afat që ti hapë rrugë  seancës plenare.

Ky është një akt politik I urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e tij dhe zv/kryeministres.

Si anëtaë të Këshillit të Mandateve, kemi kërkuar dhe kërkojme forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK.

Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK informuan dje në Kuvend se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut nënkupton pengim të hetimeve, prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×