E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

Mbrojtësi i Ekuadorit, Mario Pineida, ndërroi jetë para disa ditësh, pasi u qëllua me armë zjarri në Guayaquil. Mediat lokale raportuan se 33-vjeçari Pineida u qëllua të mërkurën nga dy persona me motoçikleta, të cilët hapën zjarr mbi të, ndërsa prezent ishin nëna dhe një grua tjetër, në një dyqan në veri të qytetit. Së fundmi, tashmë ka dalë edhe video e ekzekutimit.

Guayaquil është bërë një pikë e nxehtë për bandat dhe trafikun e drogës, me 1,900 vrasje të regjistruara midis janarit dhe shtatorit, më e larta në Ekuador.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×