Elbasan, u përplas nga automjeti në Shushicë, ndërron jetë 77-vjeçari. Policia arreston drejtuesin

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×