Grabiti me dhunë një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja, pritet ekstradimi i saj (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer në vitin 2021.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.

23-vjeçarja Rinesa Raci është dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

E reja, në bashkëpunim me shtetasin me incialet V.M., në 2021 i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×