Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisaritatit të Policisë: Mora medalje

Procedohet penalisht Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj. Nëpërmjët një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shihet teksa ndodhet në Komisariatin e Policisë dhe thotë se është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Madje, ai nuk heziton ta cilësojë si një medalje.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes!”, tha Lapaj.

Vlen të theksojmë se Lapaj proteston çdo ditë para kryeministrisë, së bashku me aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe me qytetarë. Lapaj kërkon largimin e Ramës si e vetmja mënyrë për shpëtimin e Shqipërisë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×