
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi sot se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas Shehajt, vendimi i mazhorancës për të bllokuar arrestimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që drejtësia po heton korrupsionin dhe kërkon arrestime në nivelet më të larta, i ka hequr çdo legjitimitet qeverisë Rama dhe e bën të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vendosin me votë mes drejtësisë dhe një pushteti të korruptuar.
“Është e qartë që pas vendimit të mazhorancës për të ndaluar arrestimin e Belinda Ballukut duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka më asnjë kuptim që ndërkohë që drejtësia po heton dhe kërkon arrestimin e të korruptuarve, mazhoranca i merr në mbrotje. Kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitet! Nuk ka më arsye pse të qëndrojë në pushtet! Duhet që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin midis drejtësisë dhe kësaj qeverie të korruptuar. Të vendosin nëse kemi të bëjmë me një grusht shteti nga ana e drejtësisë, siç thotë Edi Rama, apo kemi të bëjmë me një drejtësi të vërtetë. Dhe këtë mund ta vendosin vetëm qytetarët shqiptarë. Duhen zgjedhje të parakohshme! Duhet të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme! Ky është një moment historik për Shqipërinë! Më në fund edhe në Shqipëri ka drejtësi. Të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Dhe duhet që me votën tonë t’ju tregojmë vendin!” – deklaroi kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
and then